Rreth nesh

Rreth nesh

Kipper është një zinxhir marketesh në segmentin hard-discount. Kompania është themeluar në Prill të vitit 2011 në tregun Maqedonas dhe deri më tani ka treguar një rritje të vazhdueshme brenda viteve. Kompania operon në shumicën territorit të Maqedonisë së Veriut.

Fokusi kryesor i kompanisë janë konsumatorët e tij, me çmimet më të mira të disponueshme në treg, duke rruajtur cilësinë më të lartë në produktet e saj.

Zyrat qendrore të kompanisë janë të vendosura në Zhelinë, me largësi 10 km nga Tetova. Depot qendrore janë gjithashtu pjesë e integruar e zyrave qendrore.

Në mënyrë që të arrihet fokusi kryesor, duke dhënë cilësinë më të mirë për çmimin më të arsyeshëm në treg, Kipper zbaton karakteristika në rutinën e tij të përditshme operacionale si

Efikasiteti në logjistikë

Shpërndarja e centralizuar është një tipar që ndihmon në optimizimin e kostove të transportit.

Menaxhimi i forcës së punës

Kjo karakteristikë bazohet në organizimin dhe zhvillimin e punonjësve të marketeve në shumë detyra, gjë që rezulton në rritjen e efikasitetit dhe optimizimin e raportit të punonjësve për market

Portofoli i produktit

Kipper numëron 1600 artikuj + In/ Out në rrjetin e tij. Ky koncept ruan qëndrueshmërinë në furnizimin masiv që reflekton në kostot më të ulëta të blerjes.

Marketingu me kosto të ulët

Kipper ka një qasje të thjeshtë në strategjinë e marketingut. "Pa shpenzime shtesë - pa ndikim në çmim". Kjo do të thotë që Kipper nuk zbaton fushata komplekse të marketingut, brendimin e marketeve, programe besnikërie ose aktivitete të tjera të marketingut që ndikojnë në çmimet

Brende amë

Për të anashkaluar fenomenin e "marka e mirë është e shtrenjtë" Kipper zbaton një strategji të prodhimit të markave të veta, për arsye që konsumatorët të mos kenë nevoj të paguajnë për vlerën e markаve të njohura. Posedon 16 të tilla dhe më shumë se 130 artikujsh nën ombrellën e etiketave private. Me këtë veprim Kipper siguron që klientët të blejnë një produkt cilësor me çmim më të ulët.